play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

5806 Results / Page 509 of 646

Aktualitet

Selimi takohet me Kurtin, i jep përkrahjen e AAK-së për vettingun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ish-ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, i cili shkoi në këtë takim si përfaqësues i AAK-së. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka. Ai tha se në takimin për vettingun është paraqitur qëndrimi i AAK-së që “këtë proces e konsideron të rëndësishëm dhe i jep përkrahje”. Mirëpo, AAK është shprehur mosbesuese që vettingu të ketë sukses pa […]

today30/06/2022

Aktualitet

Marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, Hovenier: Ka afat kohor, po bëjmë gjithçka

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-të janë duke bërë gjithçka që të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka folur për afatin kohor se kur mund të arrihet kjo, duke mos dashur të japë datë. “Mendoj se ka shumë sinjale që periudha e ardhshme, dhe nuk dua ta përkufizoj me 18 muaj apo dy vjet apo çfarëdo, por nuk është e […]

today30/06/2022

Aktualitet

​Udhërrëfyesi shtesë për vizat, Osmani: E morëm një përgjigje nga BE, s’pranojmë asnjë kriter të ri

Republika e Kosovës kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizmin e vizave. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se iu ka bërë të qartë të gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë iniciative e cila do të stërzgjaste procesin për lëvizje të lirë. Osmani thotë se tashmë Kosovës i është dhënë përgjigje nga shumica e zyrtarëve te BE-së që nuk […]

today30/06/2022

Aktualitet

Për 10 vjet janë paguar mbi 130 milionë euro nga qytetarët për rrymën në veri të Kosovës

Humbjet e energjisë elektrike brenda 10 vjetëve janë 132.5 milionë euro, thuhet në raportin “Pagesat për konsumin e energjisë elektrike në komunat veriore në Kosovë“, prezantuar nga Instituti për Studime të Avancuara GAP. Sipas dokumentit, kosto e shpenzuar për mbulimin e këtyre shpenzimeve gjatë dekadës së fundit është 11 milionë euro në vit. “Nga viti 1999 e deri në 2017, kostot e këtyre shpenzimeve janë konsideruar si ‘humbje të energjisë’ […]

today29/06/2022

Aktualitet

Qeveria e Kosovës vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim

Qeveria në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që të aplikojë reciprocitet ndaj Serbisë për letërnjoftim. Sipas vendimit, qytetarët serb që hyjnë në Kosovë do të pajisen me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore. “Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit […]

today29/06/2022

Aktualitet

NATO do ta shpallë Rusinë armike, paralajmëron për sulme të mundshme ndaj aleatëve

NATO do ta shpallë zyrtarisht Rusinë armike në një dokument të ri strategjik që do të miratohet në Samitin në Madrid, raporton Blick. Me sulmin ndaj Ukrainës, presidenti i Rusisë shkeli normat dhe rendin evropian të sigurisë. “Nuk mund ta përjashtojmë një sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të aleatëve”, thuhet në analizën e NATO-s. Kjo është arsyeja pse NATO duhet ta rrisë ndjeshëm aftësinë mbrojtëse dhe parandaluese “kundër dhunës […]

today29/06/2022

Aktualitet

Lajçak: Kurrë më shumë s’ka pasur mbështetje për vizat sesa tani

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kurrë s’ka qenë momentum më i favorshëm se tani për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithëse tha se s’mund të japë një datë të caktuar. Lajçak në një konferencë në Prishtinë tha se këtë çështje e ngre me shtetet anëtare, në dorë të të cilave është marrja e vendimit, sa herë që ka mundësi. “Kosova e meriton liberalizimin e […]

today29/06/2022

Aktualitet

Më 28 korrik mbahet takimi në Këshillin e Byrove në Bruksel, priten zhvillime për “Kartonin e Gjelbër”

Byroja Kosovare e Sigurimit pritet që me 28 korrik të zhvillojë një takim në Këshillin e Byrove, në Bruksel lidhur me plotësimin e kushteve për “Kartonin e Gjelbër”. Në një prononcim për Radio Kosovën drejtori i kësaj Byroje, Sami Mazreku tha se deri tani janë dy shtete që kanë shprehur gatishmërinë për të ndërmjetësuar lëshimin e Kartonit të Gjelbër për Kosovën. Kosova është vendi i vetëm në territorin e Evropës […]

today29/06/2022

Aktualitet

Krasniqi pas takimit me Kurtin: Procesi i Vettingut duhet të zhvillohet përmes Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë. Krasniqi në një konferencë për media bëri të ditur se pas ftesës që ka pranuar nga kryeministri Kurti, për tu takuar në Qeveri në lidhje me procesin e Vetingut, sot e ka ftuar për takim kryeministrin Kurti në […]

today29/06/2022

0%