Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci, deputetja Fitore Pacolli Dalipi dhe ambasadori Ilir Kapiti, ka pritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, kryesuar nga deputetja Harriett Baldwin, thuhet në komunikatën dërguar mediave. Në takim, ndër të tjera, u diskutua për zhvillimet politike, mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe […]