Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/08/2022
Në grevën e përgjithshme të thirrur nga BSPK-ja është bashkuar edhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK).
“Edhe ne e respektojmë vendimin për grevë të përgjithshme. Greva po shkon mirë, shumica e shërbyesve civilë të Komunës i janë përgjigjur thirrjes për grevë”, ka thënë Ahmet Gashi, nga Shoqata Sindikale e Komunës së Prishtinës.
Ndërkohë kryetari i SPAK-ut , Ali Gashi, ka thënë se greva ishte zgjidhje e fundit, pasi Qeveria ka injoruar të gjitha thirrjet.
E kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva e përgjithshme do të vazhdojë derisa Qeveria të mos i përgjigjet kërkesave.
“Ishalla greva zgjatë sa më pak, por për këtë fjalën e ka Qeveria”, ka thënë Jasharaj./KOHA/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)