play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Abdixhiku: Qeveria pa plan për dalje nga situata, nga Kurti nuk dëgjuam asgjë të re

today08/11/2022

Background
share close

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se në këtë takim nuk panë ndonjë plan nga ana e Qeverisë për daljen nga situata e krijuar. 

Abdixhiku tha se në takim me kryeministrin nuk dëgjuan diçka të re nga deklarimet e mëparshme që ai ka pasur.

Ai tha se si LDK kanë kërkuar nga Kurti plan konkret për zgjidhjen e situatës së krijuar dhe koordinim të plotë me SHBA-të, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Në këtë takim nuk kuptuam diçka më të re se deklarimet publike që Kurti i ka pasur dhe nuk pamë ndonjë plan për zgjidhjen e situatës së krijuar dhe ndonjë plan për koordinim me SHBA-të. Për ne kjo është zgjidhja e vetme adekuate në situatën në të cilën është Kosova. Kosova nuk duhet të bjerë pre e kurtheve për detsabilizimin e vendit. Për një ecje të tillë, Qeveria do të ketë mbështetjen tonë për aq kohë sa koordinohet me aleatët dhe ka plan të qartë për stabilizimin e çështjes së sigurisë në vend.

Nuk pamë plan konkret për dalje nga kjo situatë. Ne kërkuam plan konkret dhe koordimim me aleatët tanë. Ne kemi parasysh se destabilizimi buron nga sjelljet e Beogradit dhe Vuçiqit. Në përballje të tillë është jetike që Kosova duhet të koordinohet me aleatët. Ne kërkojmë që kjo Qeveri të sigurojë edhe ligjshmërinë edhe koordinim me aleatët, kjo na ka mësuar se i sjell stabilitet vendit. Çdo devijim në këtë rrugë i sjell Kosovës rrugë të paqartë.

Nuk ka koordinim mes Qeverisë dhe Amerikës, përderisa nuk ka konfirmim nga aleatët tanë se kjo po ndodhë”, u shpreh Abdixhiku para mediave. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%