Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media në lidhje me paralajmërimet e ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike për 14%, që nga 1 prilli.
Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, tha rritja e çmimit të rrymës është një lajm shokues për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe bizneset.
“Janë disa arsye pse ne mendojmë që kjo nuk duhet të ndodhë. E para, duke marrë parasysh subvencionet e ndara nga qeveria vitin e kaluar për zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimit të energjisë, nuk shihet e arsyeshme të ketë ritje të dytë të çmimit dhe aq më pak të ndodhë të ketë rritje në vlerë prej 14%. Madje ne kemi pritur ulje apo kthim të çmimit të tarifave të vjetra, e jo rritje të dytë”.
“E treta, KEK-u është në gjendje stabile, ku ka eksportuar miliona euro energji, dhe nëse kjo energji e eksportuar nga KEK nuk zbërthehet në të mirë të qytetarëve, cila është arsyeja e rritjes së çmimit të energjisë”, tha ai.
Ai ka paralajmëruar edhe protesta nëse ndodhë shtrenjtimi i rrymës.
“Qytetarët e vendit janë të lodhur nga shtrenjtimi i secilit artikull dhe jetesa është bërë e vështirë, ku një familje nuk po mundet ta sigurojë as shportën familjare. Vetëm të mendosh edhe një rritje tjetër te çmimit te energjisë nuk është normale dhe as e arsyeshme. Nëse ndodh kjo rritje, qytetarin e vendos në varfëri të skajshme dhe në luftë për ekzistencë e mbijetesë. Ne do të bisedojmë edhe me qytetarët dhe do të kemi edhe protesta. Nëse ndodhë kjo rritje, atëherë qëllimshëm po nxitet dhe stimulohet edhe më shumë ikja e qytetarëve nga vendi”, tha ai
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)