Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Së fundmi, Google dhe Facebook janë gjobitur me 210 milionë për cenimin e privatësisë së përdoruesve nga kompanitë franceze. ‘CNIL’ tha se kishte gjobitur Google me 150 milionë euro pasi përdoruesit e internetit e kanë të pamundur të shmangin përdorimin e cookie-s (skedarë të vegjël që ndërtojnë një profil të aktivitetit të një personi në internet për qëllime komerciale). Për të njëjtën arsye Facebook u gjobit me 60 milionë euro.
Pëlqimi paraprak i përdoruesve të internetit për përdorimin e ‘cookies’ është një shtyllë kryesore e rregullores së Bashkimit Evropian për privatësinë e të dhënave dhe një përparësi kryesore për CNIL. Karin Kiefer, kreu i mbrojtjes së të dhënave dhe sanksioneve të CNIL tha se:
Kur pranoni skedarët ‘cookie’ mjafton vetëm një klikim dhe refuzimi i tyre duhet të jetë po aq i lehtë sa pranimi.
Ai tha se faqet e internetit facebook.com, google.fr dhe youtube.com nuk lejonin refuzimin e lehtë të cookies. Duke përmendur shembullin e Facebook-ut, ai tha:
Duhen disa klikime për të refuzuar të gjitha cookie-t, në krahasim me një të vetme për t’i pranuar ato.
Ai tha se kompanitë kishin tre muaj për të përmbushur urdhrat e saj, duke përfshirë lehtësimin e refuzimit të cookie-s për përdoruesit francezë, ose të përballeshin me pagesa shtesë prej 100 000 € për çdo ditë vonesë. Ndërkohë një zëdhënës i Google tha:
Njerëzit na besojnë se respektojmë të drejtën e tyre për privatësi dhe i mbajmë të sigurt. Ne e kuptojmë përgjegjësinë tonë për të mbrojtur atë besim dhe po angazhohemi për ndryshime të mëtejshme dhe punë aktive me CNIL sipas këtij vendimi.
Një zëdhënës i kompanisë mëmë të Facebook, Meta tha:
Po shqyrtojmë vendimin e autoritetit dhe mbetemi të përkushtuar për të punuar me autoritetet përkatëse. Kontrollet tona të pëlqimit të cookie-ve u ofrojnë njerëzve një kontroll më të madh mbi të dhënat e tyre, duke përfshirë një menu të re të cilësimeve në Facebook dhe Instagram ku njerëzit mund të rishikojnë dhe menaxhojnë vendimet e tyre në çdo kohë dhe ne vazhdojmë t’i zhvillojmë dhe përmirësojmë këto kontrolle.
Në vitin 2020, CNIL forcoi të drejtat e pëlqimit mbi gjurmuesit e reklamave, duke thënë se faqet e internetit që operojnë në Francë duhet të mbajnë një regjistër të refuzimit të përdoruesve të internetit për të pranuar cookie për të paktën gjashtë muaj.
Written by: admin
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)