play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

FMN: Ekonomia e Kosovës u ngadalësua gjatë 2025-së, inflacioni po vazhdon të rritet

today02/04/2026

Background
share close

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përmbyllur konsultimet për Kosovën, duke vlerësuar se ekonomia ka shfaqur ngadalësim gjatë vitit të fundit, ndërsa presionet nga inflacioni janë rritur.

Sipas raportit, rritja ekonomike ka rënë në 3.6% në vitin 2025, krahasuar me 4.6% në vitin 2024, si pasojë e dobësimit të eksportit dhe kërkesës private.

Inflacioni ka vazhduar të rritet, duke arritur në rreth 5.7% në janar 2026, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Po ashtu, deficiti u thellua në 9.2% të Bruto Produktit Vendor, si rezultat i importeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve.

Megjithatë, sipas raportit, punësimi formal ka shënuar rritje, ndërsa rritja e pagave është moderuar krahasuar me një vit më parë.

FMN paralajmëron se perspektiva ekonomike mbetet e pasigurt dhe e ekspozuar ndaj rreziqeve, si tensionet globale, konfliktet rajonale dhe paqëndrueshmëria politike në vend.

Për vitin 2026, parashihet një ngadalësim i mëtejshëm i rritjes ekonomike në 3.3%, ndërsa inflacioni mund të arrijë në 5.9%, ndërkaq pritet të stabilizohet gradualisht në vitet në vijim.

Në këtë kontekst, FMN rekomandon që politikat fiskale të rishikohen për të shmangur thellimin e deficitit në vitin 2026 dhe për të ruajtur stabilitetin makroekonomik në afat të mesëm. Sipas tyre, është e nevojshme rritja e investimeve publike cilësore, kontrolli i shpenzimeve dhe përmirësimi i mbledhjes së të hyrave.

Sa i përket sektorit financiar, FMN vlerëson se ai mbetet i qëndrueshëm, por kërkon forcim të mëtejshëm të mbikëqyrjes dhe rregullimit, si dhe përmirësim të mekanizmave për menaxhimin e krizave dhe rreziqeve sistemike.

Në përfundim, FMN thekson se reformat strukturore janë thelbësore për rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Zbatimi i planit të rritjes së Bashkimit Evropian dhe reformat në tregun e punës, energji dhe administratë publike konsiderohen kyçe për të përmirësuar perspektivën ekonomike të Kosovës. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *