play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Kuriozitete

Zbulohet ylli më i vjetër dhe më i pastër në univers

today15/10/2025

Background
share close

Zbulohet një yll primitiv dhe plotësisht i ndryshëm në përbërje. Sipas astronomëve, jo të gjithë yjet janë njësoj.

Pas Big Bang-ut dhe nisjes së krijimit të Universit, vetëm dy elementë ishin të pranishëm: heliumi dhe hidrogjeni. Me anë të shpërthimeve bërthamore dhe me kalimin e miliarda viteve, përbërja e tyre është pasuruar me elementë të tjerë më të rëndë, kryesisht metale, sikurse është përbërja aktuale e bërthamës së yjeve.

Mirëpo ky yll duket se vijon të ketë në përbërjen e tij vetëm dy elementët e parë, duke qenë plotësisht i pastër nga çfarëdo metali, çka do të thotë se vijon të ekzistojë nga kohërat më të hershme të Universit. Mendohet se ka qenë pjesë e galaktikës së Magelanit, që është një satelit i Rrugës së Qumështit, e me kalimin e kohërave është spostuar dhe pozicionuar brenda galaktikës sonë.

Ylli J0715-7334 është klasifikuar si një gjigant i kuq, lindur nga yjet e gjeneratës së hershme pas Big Bang-ut, dhe nuk ka as prani minimale të karbonit në brendësi të tij, çka e bën të klasifikohet si plotësisht i pastër dhe i pakontaminuar.

Gjithashtu, nuk ka marrë elementë të tjerë nga mjedisi rrethues, pasi është i pozicionuar në kufijtë e galaktikës sonë, në një zonë të mbrojtur dhe të izoluar kozmike.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *