play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

today22/05/2025

Background
share close

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik.

Qeveria e Rexhep Taip Erdogan ka nisur një fushatë kombëtare kundër obezitetit në Turqi, me inspektorë që ndalojnë qytetarët në rrugë për t’i peshuar.

Kjo shihet në fotot e postuara në Instagram nga Ministria e Shëndetësisë së vendit. Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi po ndalojnë qytetarët në sheshe, qendra tregtare, stacione autobusësh dhe parqe për të matur indeksin e masës trupore (BMI).

Siç njoftoi javën e kaluar Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Kemal Memisoglu, masa është ndërmarrë pasi “50% e turqve janë mbipeshë”.

“Të jesh mbipeshë do të thotë që dikush është i sëmurë dhe do të sëmuret në të ardhmen. Fëmijët e vegjël që janë obezë janë në gjendje të përballojnë tani sepse janë të vegjël, por ndërsa rriten, pesha e tyre e tepërt do të çojë në probleme ortopedike dhe të zemrës”, tha ministri turk, i cili u gjet në grupin e njerëzve me peshë mbi mesataren në një matje të kryer në Ankara. (A2 Televizion

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *