play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

Promovohet libri “Triumfi i mendjes” i Xhemail Mustafës, përmban tekste të publikuara në vitet ’90-të të shekullit të kaluar

today08/11/2024

Background
share close

Në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë u promovua libri me ese “Triumfi i mendjes” i Xhemail Mustafës. Ky promovim u moderua nga poeti dhe profesori, Sali Bashota, i cili e nisi me fjalët e Xhemail Mustafës në libër, të cilat u lexuan nga studentët e studimeve master të Letërsisë shqipe të Universitetit të Prishtinës.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili duke e nderuar kujtimin për Xhemail Mustafës e quajti individ të jashtëzakonshëm.

“Xhemail Mustafa ishte jo vetëm gazetar por edhe këshilltar politik i përkushtuar dhe avokat i vendosur për rezistencën paqësore. Rruga e Xhemail Mustafës ishte rrugë e përkushtimit të palëkundshëm ndaj parimeve të demokracisë dhe të lirisë”.

Sipas Ramës, Mustafa si këshilltar i lartë i presidenti Ibrahim Rugova për media, luajti rol kyç për formësimin e pasazhit politik të Kosovës gjatë një kohë të trazirave dhe të ndryshime të mëdha.

“Përkushtimi i tij ndaj kundërshtimit paqësor ishte i dukshëm ne shkrimet e deklarata e tij publike ku ai vazhdimisht e dënonte dhunën kriminale qe e pllakosi Kosovën”.

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë fjalës së tij e tregoi njohjen e hershme me Xhemail Mustafën qysh në bankat e gjimnazit të Podujevës, e me pas foli për vlerat e mëdha të Xhemail Mustafës si publicist, kritik letrar e si politikan i guximshëm i asaj kohe, kurse tekstet e librit i quajti me veshje letrare dhe artistike.

Ibrahim Berisha, i cili edhe e përgatiti këtë libër, mes të tjerash i veçoi disa specifika të punës së tij gjatë përgatitjes së librit. “Është një pjesë jo e plotë e asaj që Xhema ka shkruar sepse Xhema faktikisht identifikohet me leximin, shkrimin, edhe me botimin. Po të shkruash për Xhemën do të fillosh nga urtësia e tij fisnike, dituria paqësore, modestia publike, ideali i tij i për hershëm për liri”.

Berisha, e falënderoi Drejtorinë për Kulturë të Prishtinës për përkrahjen për t’u botuar edhe në vëllime të tjera vepra e plotë e Xhemail Mustafës.

Të pranishimit, i përshëndeti edhe e bija e Xhemail Mustafës, Beriana, e cila ndër të tjera u shpreh se është emocionale gjithmonë kur përmes fjalëve e njeh dhe rinjeh prindin, ndonëse shkuarja e tij ne amshim ishte koha kur të nevojitej më së shumti.

“Në kohën kur mendon që janë përmbysë vlerat, rendi i vlerave të një shoqërie siç ka ndodhe kjo e jona, të mirat e zhgënjimit që t’i ofron ky vend del një njeri si axha Ibrahim Berisha të cilin e falënderoj shumë edhe të tregon dhe shpalosë para krejt neve një mori të shkrimeve por jo një mori te shkrimeve të thjeshta shkrime letrare, sociale, kulturore jo veç të Xhemës por një plejadë e tanë të këtyre njerëzve si Avni Spahiu, Ibrahim Berishës, Fatmir Sejdiut profesor Bashota e shumë të tjerëve, çfarë trashëgimi kanë lanë ata sot për neve dhe te bënë me mendu se çfarë po i lejmë brezave të rinj. Kolegët e kujtojnë Xhemail Mustafën si njeri me vlera të larta intelektuale dhe guximin e tij në vitet e luftës në Kosovë”, tha Beriana.

Pas librit “Një lutje për Prishtinën”, ky është libri i dytë më tekste të publikuara në vitet ’90 të shekullit të kaluar, si ato në gazetën “Rilindja” në Zvicër e Shqipëri dhe “Bujku” në Kosovë.

Libri “Triumfi i mendjes” përmban dije të gjerë e të thellë, cilësi këto të cilat e kanë karakterizuar Xhemail Mustafën si personalitet. Libri ka dalë në qarkullim ditë më parë, përmban 356 faqe; tekstet janë zgjedhur dhe përgatitur nga shkrimtari dhe sociologu Ibrahim Berisha.

Xhemail Mustafa (1953-2000) nga fundi i viteve ‘70 punoi në gazetën Rilindja si redaktor i kulturës dhe më pas në vitin 1992, punoi në Qendrën e Informimit të Kosovës (QIK) deri në fund të jetës se tij ku dha kontribut të jashtëzakonshëm si publicist, kritik letrar por edhe si politikan./ObserverKult

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%