Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Të jetuarit gjatë është diçka që ne të gjithë e dëshirojmë!
Sipas një studimi danez, vetëm 25% deri në 30% e jetëgjatësisë përcaktohet nga gjenet tona. Kjo do të thotë se stili ynë i jetesës ka shumë ndikim në jetëgjatësi, ndaj e kemi vetë në dorë të bëjmë ndryshimin, sidomos përmes 9 rregullave të jetëgjatësisë.
1. Lëvizni sa më shumë
Nuk duhet të prisni derisa të shkoni në palestër, të përdorni një aplikacion stërvitjeje ose të jeni të angazhuar në sporte që të ushtroheni.
Në zonat ku jetëgjatësia është mbi mesataren, njerëzit janë aktivë gjatë gjithë ditës. Provoni të bëni një shëtitje në natyrë në vend të xhiros me makinë, të ngjisni shkallët në vend të përdorimit ashensorit dhe do shihni ndryshime të dukshme, shkruan Glamour.
‘Ikigai’ është një metodë japoneze që lidhet me identifikimin e qëllimit në jetë dhe kjo është një arsye për të jetuar dhe për të dalë në mëngjes nga shtëpia me një motiv të qartë.
Duke parë brenda vetes, nga pasionet dhe gjërat që keni qejf të bëni, tek angazhimet në shoqëri, në punë, familje, të gjitha janë qëllime të pranueshme për jetën e gjithkujt.
3. Ulni stresin
Më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, apo jo? Ne jetojmë në shoqëri që na vë nën presion të vazhdueshëm, ndaj stresi çon në inflamacion kronik dhe sëmundje të ndryshme.
Ulja e stresit përmes një seance yoga, një shëtitje e thjeshtë apo qoftë edhe një bisedë e gjatë me një mik/mikeshë janë një ide e mirë për të ulur nivelet e stresit.
Kur bëhet fjalë për dietën, mjekët dhe nutricionistët sugjerojnë që të ndiqni rregullin e 80%. Në thelb, ndaloni së ngrëni përpara se të ndiheni plotësisht të ngopur ose të arrini 80% të kapacitetit të trupit tuaj, pasi kjo është një metodë ndikon në jetëgjatësinë tuaj.
5. Ndryshoni dietën
Sipas disa nutricionistëve dhe mjekëve, mbajtja e një diete që ka në fokus ushqimet me bazë bimore është një mënyrë efektive për të parandaluar një sërë gjendjesh kronike si sëmundjet kardiovaskulare.
Një studim nga Universiteti i Bergenit në Norvegji doli në përfundimin se ndjekja e një diete me bazë bimore të pasur me drithëra, bishtajore, arra, fruta të freskëta dhe perime mund të shtojë 10 vjet në jetën tonë.
Personat që pinë jo më shumë se dy gota verë të kuqe në ditë, me sa duket mund të jetojnë edhe më gjatë se ata që shmangin fare alkoolin.
7. Angazhimi në aktivitetet e vendit ku jetoni
Ata që i përkasin një komuniteti dhe marrin pjesë rregullisht në aktivitete, mund të jetojnë 4 deri në 14 vjet më shumë se ata që nuk i përkasin fare asnjë komuniteti.
Një klub sporti, klub leximi mund të jenë disa ide ku mund të bashkoheni për të ndarë disa momente të bukura përmes bisedave, socializimit etj.
Çiftet që qëndrojnë pranë familjes priren të jenë më besnikë, gjë që duket se e zgjat jetëgjatësinë e tyre me të paktën tre vjet.
Miqësitë janë si bimët; ato duhet të ushqehen. Por me jetën tonë të ngarkuar, takimi me miqtë kthehet në një luks të vërtetë, aq sa çdo bisedë apo komunikim bëhet online, citon Anabel.
Mjekët thonë se është shumë e rëndësishme për shëndetin mendor që të mbani një jetë të pasur dhe aktive sociale, jo vetëm në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)