Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today08/02/2024
Një studim i ri ka zbuluar një lidhje mes temperaturës së lartë të trupit dhe depresionit, duke dhënë një qartësi rreth mënyrave të reja për të menaxhuar këtë çrregullim
Studimi, i publikuar në Scientific Reports, tregon se ekziston një lidhje mes sëmundjeve të shëndetit mendor dhe depresionit.
Pjesëmarrësit në studim raportuan temperaturën dhe simptomat e depresionit çdo ditë të jetës së tyre, ndërkohë që studimi zgjati 7 muaj dhe përfshiu të dhëna të njerëzve nga 106 vende të ndryshme të botës.
“Për njohuritë tona, ky është studimi më i madh që ekzaminon lidhjen midis temperaturës së trupit dhe depresionit. Kampioni gjeografik është goxha i gjerë, ndërsa eksperimenti mat ndryshimet në temperaturën e trupit sa herë një çrregullim mental ashpërsohet. Vlerat e temperaturës së trupit maten me aparate të posaçme,” thotë Ashley Mason, profesore e psikiatrisë në UCSF, Weill Institute for Neurosciences.
Disa studime të radhës, kanë zbuluar se përdorimi i vaskave të nxehta dhe saunave ndihmon në reduktimin e simptomave të depresionit, sepse potencialisht për shkak të nxitjes së trupit për t’u vetëftohur përmes djersitjes, këto metoda funksionojnë për të balancuar temperaturën e trupit, citon Anabel.
Por, ngrohja e njerëzve mund të çojë në uljen e temperaturës së trupit që zgjat më shumë sesa thjesht ftohja përmes një dushi me ujë të ftohtë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)