Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Cilat janë gabimet e shpeshta që bëjnë femrat në veshje? Jo vetëm ti, por edhe shumë vajza të njohura të skenës bien në të tilla gabime që pengojnë të dukesh me stil
Je e sigurt që e di se cilat janë rrobat që të bëjnë e ato që nuk të bëjnë? Shumica e femrave nuk e dinë masën e tyre fikse dhe në shumë raste dështojnë me veshjet. Ose shumë të ngushta, ose shumë të gjera, këto rroba mund të shkatërrojnë pamjen tuaj.
Këshillë: Kur të vizitosh dyqanin e parë, kërko nga shitësja të të ndihmojë për të gjetur masën tënde fikse. Është mënyra më e thjeshtë për të mos rënë sërish në kurthin e masës.
Të mungon guximi
Shumë femra u qëndrojnë besnike veshjeve që mendojnë se u bëjnë e u shkojnë. Xhinset, bluzat, fustani i zi janë disa nga veshjet që zënë vend të përhershëm në gardërobë. Por, mos ka ardhur momenti për të provuar diçka ndryshe?
Këshillë: Shiko tendencat e fundit të modës dhe zgjidh cila nga ato të shkon më shumë. Më pas mundohu që ta përvetësosh këtë trend, pa dalë nga stili yt.
Takat e larta
Takat e larta janë shumë të bukura e seksi, por kur di të ecësh mbi to. Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa një femër që mundohet të ekuilibrojë veten mbi takat e larta në përpjekje për mos rënë.
Këshillë: Preferoni takat mesatare deri në 8 cm, të trasha. Është mirë që ecja jote kurdoherë të duket e sigurt dhe me stil.
Kushtoju vëmendje detajeve
Detajet bëjnë diferencën. Nëse preferon të vishesh me rroba njëngjyrëshe pa i kombinuar ato me aksesorët, atëherë stili yt do të jetë i zymtë.
Këshillë: Mos dil nga shtëpia pa i dhënë dritë veshjes sate me një aksesor të veçantë. Nuk e kemi fjalën për ekzagjerime, por për diçka që do e tregojë pamjen e kuruar.
Mungesa e vetëbesimit
Nuk ka kuptim të veshësh një fustan pas trupit, nëse nuk ndihesh mirë brenda tij.
Këshillë: Rregulli kryesor i pashkruar për stilin e femrës është të veshë gjithmonë veshje që i zgjedh vetë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)