play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Shëndetsi

Pse duhet të hani më shumë shegë

today27/09/2023

Background
share close

Shega është një frut që njihet si simbol i jetesës së shëndetshme, për këtë arsye duhet ta konsumoni sa më shumë.

Një shegë plotëson deri në 16 për qind të nevojave ditore të trupit për vitaminë C. Nutricionistët rekomandojnë ta hani me lukthin bosh. Nëse vuani nga dhimbje nyjash, konsumoni shegë sepse përmban flavonole që reduktojnë ënjtjet.

Përveç kësaj, përmban edhe antioksidantin punicalagin, i cili ka aftësinë të mbrojë zemrën dhe sistemin e gjakut. Nëse e konsumoni rregullisht, do ta ulni presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq.

Një gotë me lëng shege në ditë do ta ruajë shëndetin e prostatës dhe do ta zvogëlojë mundësinë e mosfunksionimit erektil. Gjithashtu lufton bakteret në trup, si Escherichia coli dhe stafilokoku.

Nëse jeni nën stres, shega do të nxisë prodhimin e serotoninës, e njohur më mirë si hormoni i lumturisë dhe për një kohë të shkurtër do të filloni të ndiheni shumë më mirë, pra me një disponim më të mirë.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se shega është efektive në parandalimin e zhvillimit të kancerit të mushkërive, gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe lëkurës. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *