Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në pritjen e organizuar për ndër të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB.
Në këtë pritje, Osmani ka thënë se ka marrë pjesë me ftesë të Scholz.
“Me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz, mbrëmë morëm pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë.
Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje! 🇽🇰🇩🇪”, ka shkruar Osmani.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)