Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Bashkimi Europian ka publikuar agjendën e takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet më 14 shtator në Bruksel.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell do të presë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftimin e BE-së, transmeton Gazeta Express.
Pasi të përfundojnë takimet, Borrell ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt.
Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës. Pas shpërthimit të tensioneve në veri të vendit, takime të nivelit të lartë s’janë mbajtur përveç atyre të nivelit teknik.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)