Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës? Nxehtësia, djersitja dhe ajri i thatë plus rrezet e diellit e zhveshin organizmin nga kripërat minerale dhe vitaminat.
Prandaj është shumë e rëndësishme që të përshtasim vlerat ushqyese që marrim në lidhje me ndryshimin stinor.
Ka plot të dhëna të cilat dëshmojnë se Vitamina A parandalon sëmundjet e rënda të lëkurës, kur ajo merret në dozën e duhur ditë për ditë. Vitamina A gjithashtu ndihmon në procesin e rigjenerimit të lëkurës kur ajo dëmtohet nga dielli. Nëse doni ta merrni këtë vitaminë në mënyrë natyrale, mjafton të shtoni në dietën tuaj perimet e gjelbra si lakra e sallata. Specat e verdhë, kivi dhe luleshtrydhet gjithashtu ju japin dozën e nevojshme të kësaj vitamine.
Nëse do të dilni në diell, sigurohuni që të keni marrë Vitaminë C. Acidi që gjendet në Vitaminën C ndihmon në funksionimin e duhur të gjëndrave të djersitjes. Kjo vitaminë gjithashtu e mbron trupin tuaj nga goditja e diellit gjatë muajve të nxehtë të verës. Nëse alergjitë nuk ju lejojnë që të shijoni pushimet tuaja, një dozë ditore e vitaminës C do të mbajë nën kontroll simptomat tuaja. Ushqimet ku kjo vitaminë mund të gjendet janë të shumta si domatet, limonët, specat e kuq, frutat e pyllit e brokoli.
Vitamina E
Vitamina E mbron lëkurën nga dëmet që shkaktohen nga muajt e nxehtë të verës. Ajo mund të përdoret dhe për të rritur rezistencën e fizikut dhe forcën e muskujve.
Nëse keni një jetë aktive dhe gjatë ditëve të nxehta të verës, Vitamina E është një paketë plot me energji për ju. Atë mund ta gjeni në mënyrë natyrale tek arrorët dhe spinaqi i gatuar, por dhe tek peshku.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)