play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Shikuesit të çmendur pas serialit të ri të Schwarzenegger

today30/05/2023

Background
share close

Në Netflix ka nisur transmetimi i komedisë aksion, “Fubar”, me Arnold Schwarzenegger në rolin kryesor.

Nëpërmjet tetë episodeve tregohet ngjarja kur baba e bijë zbulojnë se e gjithë lidhja e tyre është ndërtuar mbi një gënjeshtër dhe se të dy janë operativë të CIA-s.

Babai dhe vajza në fund të fundit detyrohen të punojnë së bashku për të penguar një komplot armik, ndërkohë që merren me çështjet e tyre familjare dhe është e sigurt të thuhet se gjatë rrugës gjërat bëhen të çrregullta ose thënë më mirë – “FUBAR”.

Çfarë do të thotë FUBAR?
FUBAR (“F**ked Up Beyond All Recognition”) është një akronim i krijuar në ushtri për të treguar një situatë që është aq jashtë kontrollit sa nuk mund të rregullohet.
Akronimi përshkruhet edhe si “Fouled Up Beyond All Recognition”, zhargon që është përdorur për të përshkruar një mision ose situatë që ishte ngatërruar plotësisht dhe në mënyrë të pakthyeshme, ose një ngjarje të kthyer në kaos total.
Siç përdorej në ushtri, FUBAR zakonisht iu referohej misioneve që përfundonin me vdekjen e ushtarëve. Besohet se termi është bërë i popullarizuar nga ushtarët amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fjala FUBAR mendohet të jetë e ndikuar nga termi gjerman “furchtbar”, i cili përkthehet si “i tmerrshëm” dhe përdoret për të përshkruar një ndjenjë dëshpërimi të plotë ose pafuqie.
Në serialin e Netflixit, fjala ‘FUBAR’ thuhet vetëm një herë, në momentin e fundit të sezonit të parë, ndërsa duhet ta shikoni serialin për të kuptuar pse.
/Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%