play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Konsumimi i rregullt i këtij ushqimi mund të zvogëlojë rrezikun e disa sëmundjeve

today24/01/2023

Background
share close

Konsumimi i rregullt i djathit redukton problemet e zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin.

Dashamirët e djathit kanë 38 për qind më pak gjasa të vuajnë nga dështimi i zemrës, sesa ata që e shmangin atë.

Presioni i tyre i lartë i gjakut ulet me një të tretën, ndërsa rreziku i diabetit tip 2 është më shumë se i përgjysmuar.
Ekspertët thonë se derisa yndyra në djathë mund të jetë e keqe për ne, kalciumi në të mund të zvogëlojë përthithjen e saj dhe të ndihmojë në kontrollin e kolesterolit.

Proteinat e qumështit, si kazeina, mund të zvogëlojnë dëmtimin e arterieve.

Ekspertët nga Shkolla Mjekësore e Unionit të Pekinit në Kinë studiuan të dhënat nga 450.000 të rritur britanikë. Ata zbuluan se rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte 35 për qind më i ulët te njerëzit që hanin rregullisht djathë krahasuar me ata që nuk hanë.

Si një produkt qumështi me yndyrë të plotë, djathi mund të shoqërohet intuitivisht me rreziqe të larta të sëmundjeve të zemrës për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të ngopura dhe efektit të tij në kolesterolin në gjak. Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se kjo mund të mos jetë e vërtetë.

Fondacioni Britanik i Zemrës thotë gjithashtu se është një mit që njerëzit me probleme me zemrën duhet të shmangin djathin, por paralajmëron kundër konsumimit të tepruar. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%