Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/12/2022
Partia Demokratike e Kosovës, e ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë, shkruan Reporteri.net.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se Kushtetuesja ka bazë të mirë që këtë ligj jo vetëm ta pezullojë, por edhe ta shfuqizojë.
“Në katër pika të shkeljes së këtij ligji do ta paraqesim në Gjykatë. Ne mendojmë që Gjykata Kushtetuese ka bazë të mirë jo vetëm ta pezullojë por edhe ta shfuqizojë Ligjin për Paga”, tha Lushtaku para mediave.
Krasniqi tha se ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.
“Si përfundim, ky ligj ka vetëm një qëllim: duke shkelur mbi djersën dhe kontributin e zyrtarëve të ndershëm publikë, Qeveria Kurti synon të shkatërrojë gjithçka që është arritur deri më sot dhe t’i hapë rrugë punësimit masiv të militantëve partiakë, si metodë për të vënë shtetin nën kontrollin e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithsesi, përballë këtyre tendencave kundërkushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do ta kundërshtojmë dhe do ta dërgojmë atë në Gjykatën Kushtetuese, ku, duke besuar në drejtësi, presim rrëzimin e padiskutueshëm të tij”, kishte thënë Krasniqi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)