Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ronaldinho është bashkuar me Roberto Carlos, Cafu, Ronaldo dhe Dida në Botërorin e Katarit, ku të gjithë u panë duke bërë tifo për Argjentinën dhe Messi gjatë ndeshjes gjysmëfinale të tij kundër Kroacisë të hënën.
Ronaldinho e ka ndarë këtë momentin në llogarinë e tij në Twitter duke shkruar, “Botërori, një ribashkim familjar”.
Messi dhe shokët e tij arritën finalen me një fitore 3-0, duke marrë lëvdata të shumta, por më së shumti nga R10.
Argjentina shënoi golin e tretë, të asistuar nga Messi pas një vrapimi “maradonian” në zonë, gjë që ishte e mjaftueshme për Ronaldinhon që të duartrokiste dhe të ngrihej në këmbë.
Ronaldinho dhe Messi janë shokë të mirë
Derisa shohim Ronaldinhon duke duartrokitur për golin e Messi, kjo mund t’i irritojë disa tifozë të Brazilit, por është e rëndësishme të kuptohet shoqëria e tij me Messi që shkon përtej rivalitetit në futboll të dy Kombëtareve.
Ronaldinho (42) dhe Messi (35), ishin imazhi i bukur i Barcelonës kur ata luanin së bashku.
Si Ronaldinho, shumë tifozë rreth e rreth botës u është dashur ta lënë anash urrejtjen e tyre me Argjentinën për të brohoritur për Messi, i cili e meriton ta fitojë një Botëror.
Messit i duhet edhe një fitore më shumë – kundër fituesit të çiftit Francë – Marok – për ta çimentuar trashëgiminë e tij si më i miri i të gjitha kohërave në futboll, një udhëtim që ai e filloi dhe mund ta përfundojë me Ronaldinhon në krah të tij. /GazetaExpress/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)