play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Haxhiu: Statistikat thonë se 80 për qind e viktimave të ngacmimeve seksuale dhe dhunimeve janë të mitura

today30/11/2022

Background
share close

Në kuadër të “16 ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore”, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), UNICEF dhe UN Women kanë mbajtur një tryezë diskutimi në lidhje pasojat për viktimat e dhunës seksuale, dhunës psikike dhe dhunës në familje ndaj grave dhe fëmijëve në Kosovë.

Në panelin e diskutimit ishte Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Nona Zicherman Shefe e Zyrës UNICEF në Kosovë, Donjeta Kelmendi – drejtoreshë e KOMF dhe Bergita Curri – specialiste e mjekësisë ligjore.

Ministrja Haxhiu tha se dhuna ndaj grave dhe vajzave në Kosovë është në rritje. Sipas saj, në bazë të statistikave në 80 për qind të rasteve viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale janë vajzat e mitura.

Ajo tutje u shpreh e zhgënjyer që në tryezë të diskutimit për viktimat e dhunës, nuk kishte gjyqtarë dhe prokurorë.

Haxhiu mos pjesëmarrjen e tyre e lidh me inatin e këtyre të fundit me Qeverinë.

“Puna jonë as nuk nis as nuk përfundon në këto 16 ditë të aktivizimit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Është hera e parë që Ministria e Drejtësisë e drejton aktivizmin kundër dhunës në baza gjinore. Dhuna ndaj grave nuk mund të shihet si individuale është përgjegjësi institucionale. Dhuna ndaj grave është më e theksuar shumë më shumë ndaj grave, sesa ndaj burrave. Këtë e tregojnë statistikat. Më vjen keq që në këtë tryezë nuk ka prokurorë as gjyqtarë, sepse mund të jenë të hidhëruar me qeverinë. Mirëpo iu takon sot të jenë këtu, sepse po diskutojmë për viktimat e dhunës. Viktimat tani përmes ligjit pranojnë ndihmë juridike falas”, deklaron Haxhiu.

Haxhiku thekson se sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) që nga janari e deri më tani janë raportuar rreth 2,500 raste të dhunës ndaj grave.

Ajo tutje shtoi se përveç dënimeve nga gjykatat për dhunuesit do të ketë dënime shtesë.

“Jam e shqetësuar me rritjen e rasteve të dhunës në familje dhe asaj seksuale dhe me statistikat që i ka Instituti i Mjekësisë Ligjore ku 80 për qind e tyre janë viktima të mitura. Dhunuesit përveç dënimeve dhe aktgjykimeve nga gjykatat do të kenë edhe dënime plotësuese. 2,500 raste të dhunës nga janari i këtij viti deri më tani. Kur viktima sheh që sistemi nuk funksionon nuk e raporton rastin, sado qe bëjmë thirrje dhe duhet të bëhet që ta raportojnë dhunën”, shprehet Haxhiu.

Në anën tjetër Nona Zicherman, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, u shpreh se si nënë e dy fëmijëve ajo e ndjenë obligim që ta luftojë këtë fenomen. Duka thënë se në Kosovë dhuna është rrënjosur si pasojë e sistemit patriarkal.

“Të gjitha format e dhunës seksuale dhe të tjera si ndaj burrave dhe grave kanë pasoja si fizike si psikologjike. Sa i përket dhunës në baza gjinore te vajzat është më e theksuar. Dhuna ndaj vajzave ndodh gjithkund, ne shtëpi, pune e shkolle. Pasojat nga dhuna në familje ne shtëpi përveç viktimës, shfaqen edhe tek fëmijët. Si nënë e dy vajzave besoj fuqishëm se duhet ta parandalojmë këtë fenomen. Në Kosovë është rrënjosur ideja e sistemit patriarkal. Një studim nga Universiteti i në 2019 tregon se të rinjtë janë më tolerant ndaj dhunës. Sfidat për reforma janë të jashtëzakonshme por duhet ta bëjmë që vajzat e reja të mos prodhojnë dhunë”, deklaroi ajo.

Kurse, drejtoresha e KOMF, Donjetë Kelmendi tha se është shqetësuese mos raportimi i dhunës që po ndodhë nëpër institucione si shkolla dhe kopshte.

“Gjatë viteve ka pasur shumë raste të dhunës si keqpërdorim seksual ngacmim e të tjera. Këto vepra penale po ndodhin në familje, komunitet e në shkolla. Mbetet shqetësuese mos raportimi, numri I rasteve është më i madh nga policisë se nga shkolla. Marr parasysh rastet e fundit që kanë përfunduar edhe me fatalitet presim reagim nga institucionet për trajtim te veçantë. Kërkojmë inspektimin e fëmijëve të dhunës seksuale ne tri vitet e fundit. Kërkojmë ashpërsimin dënimit e dhunuesve. Kërkojmë krijimin e data bazave të tyre. Ndalimin e qasjes së punësimit që të punojnë me fëmijë”, tha ajo.

Në anën tjetër si nxitës të dhunës Bergita Curri, specialiste e Mjekësisë Ligjore po i konsideron rrjetet sociale. Curri tha se secila viktimë e dhunës e pranon se ka qenë ë abuzuar dhe e shantazhuar në një mënyrë apo tjetrën përmes rrjeteve sociale.

“Mosprindërimi i mirë ndikon dhe iu paraprinë të gjitha dhunave, sepse fëmijët e shohin veprimin e prindit dhe shndërrohen në të ardhmen, si ai. Secila viktimë e përmend se kontakti dhe abuzimi dhe shantazhet kanë filluar përmes rrjeteve sociale. Prindërit përpara se ti informojnë fëmijët për sulme kibernetike ua japin telefonin në dorë. Ekspozimi në moshë të re ndaj pornografisë ua ndryshon fëmijëve konceptin për aktin seksual. Zëri I institucioneve është i pa dëgjueshëm ndaj kësaj lufte të dhunave të të gjitha formave”, u shpreh ajo.

Kjo fushatë botërore fillon më 25 nëntor, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ndërsa përfundon më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, dhe këto data janë përzgjedhur për të kujtuar se të drejtat e grave janë të drejta të njeriut dhe ato duhet të promovohen e të mbrohen nga e gjithë shoqëria./Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%