Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/10/2022
Ndërmjetësi evropian në dialog Miroslav Lajçak pa folur pas takimit që kishte sot me kryeministrin Kurti, e më pas me kryenegociatorin Besnik Bislimi.
Lajçak ka thënë se kanë diskutuar për çështjen e targave dhe për zbatimin e marrëveshjes së energjisë, pasi që siç tha ai ka rrezik që Elektroserverit t’i merret licenca.
“Kishim diskutime sepse siç e dini afati për ndërrimin e targave përfundon më 31 tetor dhe shumë e rëndësishme për ne dhe Bashkimin Evropian është që të dimë se cilat janë planet dhe të parandalojmë një eskalim të mundshëm të situatës.
Për këtë çështje të hënën do të jem në Beograd”, u shpreh Lajçak.
A e përsëriti se është momentumi i duhur për normalizim të marrëdhënieve ngase nuk ka proces zgjedhor në BE as në SHBA deri në vitin 2024.
“Çdo ditë është e rëndësishme, e kam thënë se e kemi një kalendar unik. Jemi në aleancë me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe. Duam që të shohim dialog që prodhon normalizim. Në vitin 2024 ka zgjedhje në ShBA dhe mandej në BE. Nuk po them se viti tjetër është përcaktues, por kemi një mundësi të mirë para zgjedhjeve”, është shprehur Lajçak para mediave. /Reporteri.net
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)