play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Tahiri: Në këto momente po dorëzohet kallëzim penal kundër Hekuran Muratit dhe sekretarit Enis Spahiu

today06/10/2022

Background
share close

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njofton se për shkak të mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë, PDK ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Ministrit të Financave Hekuran Murati dhe sekretarit të ministrisë Enis Spahiu.

Në një paraqitje para mediave, Abelard Tahiri, thotë se PDK e ka lëshuar edhe mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, si shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësmidhënës.

“Lëshuam mbledhjen e kryesisë në shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësimdhënës në nivelin lokal. E kemi thënë edhe me heret se ky është vendim i paligjshëm dhe veprim arrogat i një ministri të papërgjeshëm të Ministrit të Financave, i cili cënon një të drejtë bazike të 25 mijë mësimdhënësve. Kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare nga ministri Hekuran Murati. Prandaj nuk do të marrim pjesë më tutje në mbledhje në përgatitje të seancës së radhës. Sot duhet të them që do të ngrejmë një kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit dhe sekretarit Enis Spahiu, në këto momente vetëm se është duke u dorëzuar kallëzimi penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, tha Tahiri, transmeton Gazeta Express.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%