Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Përkundër që ky 1 shtatori nxënësit e shkollave publike në Kosovë nuk i gjeti në bankat shkollore, në qytetin e Gjakovës në ambientet e amfiteatrit të parkut “Ali Podrimja” sot është bërë përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.
Në këtë ditë të përurimit të Abetares së përbashkët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se populli shqiptar e di se përbashkimi është i domosdoshëm për të mirën e gjithë kombit shqiptar.
Sipas tij në ditët si këto duhet kujtua sakrifica e të gjithë atdhetarëve e intelektuale që pa kompromis në kohë të vështira ruajtën gjuhën shqipe.
Shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh se bashkë me institucionet e Shqipërisë kanë përgatitur edhe tekstin e nivelit të parë të gjuhës shqipe për fëmijët në mërgatë, që do të shpërndahet gjatë këtij muaji.
“Nga sot fëmijët tanë anë e mbanë viseve të banuara me shqiptarë do ta mësojnë si abetare e përbashkët dhe unike. Populli ynë e di se përbashkimi është i domosdoshëm për të mirën e gjithmbarshme të kombit, për ecjen e tij përpara. Sikurse në periudhat e ndryshme historike kur prijësit tonë u bënë bashkë dhe ndërtuan kalimin prej ndjenjës së fuqishme identitare te vetëdija e lartë kombëtare. Jemi ne që duhet ta vazhdojmë jetësimin e idesë politike në programe e politika zhvillimore, në aktivitete të përbashkëta edukative e arsimore… Sot në gjirin e barazisë e lirisë, kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me abetaren e përbashkët unike, kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza që na ka mbajtur të lidhur gjithmonë… Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë po e bëjmë në bashkërendim me qeverinë e Shqipërisë sepse vetëm bashkë mund të shtymë përpara interesat tona për zhvillim. Fëmijëria është koha kur mbillet edhe dija edhe morali”, tha ai.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Arbërie Nagavci e ka quajtur ngjarje historike për kombin shqiptar përurimin e Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Ajo tha se fëmijët shqiptarë kudo që janë nga sot do të ketë mundësi të mësojnë me një abetare të përbashkët.
“U angazhuam si dy qeveri për fëmijët tanë për brezat që do të vijnë pas nesh librin parë aty ku është pikënisja e të mësuarit shqip për secilin e secilën që fillon me procesin e mësimnxënies. Ta unifikojmë e ta kemi një abetare të tillë që pasqyron edhe realitetin tonë historik, atë të së kaluarës, këtë aktual dhe atë përmes të cilit shkojmë dhe duhet të shkojmë përpara, pra bashkë…14:40 Po e fillojmë nga abetarja, nga ABC këtë unifikim me dëshirë, vullnetin e punën për të vazhduar deri në instancat më të larta në arsim e jo vetëm në arsim 6 kapituj me nga 6 shkronja në një abetare unike. Kjo do të jetë përmbajtja e abetares dhe struktura e abetares së përbashkët për vogëlushit dhe vogëlushet tona në ditët e para në shkollë nga vogëlushit deri në studime nga ky tetor kanë mundësi që pa asnjë problem mund të vijojnë studimet në Universitete e Kosovës apo të Shqipërisë pa asnjë probleme procedurë formale”, u shpreh ministrja e Arsimit në Kosovë.
Kurse, ministrja shqiptare e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se abetarja që sot po përurohet do t’i fshijë kufijtë midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Kushi theksoi se abetarja e sotme do të jetë krenaria më e madhe e popullit shqiptar.
“Kur ka vullnet të mirë, kur ka bashkëpunim kur ka dashuri, natyrisht se asgjë nuk është e pamundur. Sepse kjo abetare nuk është thjeshtë libri i parë më i dashur më i çmuar më i paharruar për të gjithë, por kjo abetare do t’i fshijë kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës…28:57 “Ky është libri që do të na bashkojë më shumë dhe do të forcojë më shumë dashurinë për njëri-tjetrin, sepse jemi një komb kemi një gjuhë… Kjo do të jetë krenaria jonë më e madhe, sado punë të tjera të bëjmë Abetarja e përbashkët do të jetë krenaria jonë më madhe”, tha ajo.
Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është botuar nga shtëpitë botuese Pegi nga Shqipëria dhe Dukagjini nga Kosova.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)