play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Gazeta më e madhe austriake: Kosova, shteti i parë në Evropë me reduktime të rrymës

today01/09/2022

Background
share close

Lajmi për problemin e reduktimeve të rrymës që ka kapluar tërë Kosovën tash e disa javë ka mbërritur edhe në Austri. “Vendi i parë në Evropë ku ndalen dritat”, titullohet artikulli i gazetës më të madhe Austriake “Die Presse” dedikuar situatës aktuale me rrymë në Kosovë.

“Kosova nuk mund të mbulojë më nevojat e saj energjetike dhe për këtë arsye e ndërpret rrymën për dy orë tri herë në ditë”, shkruan Die Presse.

Në një komunikim përmes telefonit me një qytetar nga Kosova, i njëjti i ka thënë gazetës austriake se “po, rryma vazhdon të fiket çdo gjashtë orë”.

“Kam frikë se situata do të përkeqësohet. Kjo sepse lufta e Rusisë në Ukrainë do të zgjasë shumë”, i ka thënë Luani, babai i dy fëmijëve, gazetës austriake.

Gazeta austriake ka komentuar edhe menaxhimin e situatës nga Kryeministri Albin Kurti, ku vëmendje i është kushtuar faktit se partitë opozitare po e akuzojnë Kurtin për keq-qeverisje. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%