Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today31/08/2022
Në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë vendosur tabela të dukshme që tregojnë se lejimi i përdorimit të kartave të identifikimit të cilat lëshohen nga Kosova “bëhen për shkaqe praktike”, pra siç për të mundësuar lirinë e lëvizjes.
Sipas po këtyre tabelave, pranimi i dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës nuk duhet të interpretohet si “njohje nga Serbia”.
Vendosja e tabelave vjen 24 orë para se të hyjë në fuqi marrëveshja për dokumente 27 gushtit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ditë më parë është publikuar edhe përmbajtja e tabelës së kosovarët do ta shohin në hyrje të Serbisë.
“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova*) bëhet vetëm për arsye praktike, për lehtësimin e e pozitës së individëve dhe që të mundësohet liria e lëvizjes e arritur me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në vitin 2011, nuk guxon të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës * së shpallur njëanshëm, nuk prejudikon përcaktimin e statusit final të Koësovës dhe nuk mund të interpretohet si heqje dorë e Beogradit nga Rezoluta 1244 (1999)”, shkruhet në atë tabelë. /Express
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)