Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka thënë se prindërit duhet t’i dërgojnë fëmijët në shkollë përkundër grevës – ai ka kërkuar që edhe mësimdhënësit ta ndërpresin grevën.
Ai ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor 2022/2023.
Sipas tij pjesëmarrja në grevë është individuale. “Mendoj se forma më e mirë do të ishte komunikimi i drejtpërdrejt e prindërve me mësimdhënësit. Prindërit duhet ‘i dërgojnë nesër fëmijët në shkollë. Ne nuk po bëjmë presion ndaj grevistëve”, deklaroi ai.
Ai tha se greva është e drejtë e secilit dhe për këtë nuk kanë asgjë kundër.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)