play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Gjashtë qytetarë kërkuan trajtim mjeksor pasi u rrahën në Leposaviq e Jarinjë

today01/08/2022

Background
share close

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth sulmeve që ndodhën në veri të vendit ndaj disa qytetarëve, pas vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë. Viktimat kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturën me targa të huaja në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë sulmuar nga persona të dyshuar të cilët kishin vendosur barrikada.

“Leshak, Leposaviq 31.07.2022-17:20. Tre viktimat , dy meshkuj dhe një femër kosovar/e, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturën me targa të huaja në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë sulmuar nga persona të dyshuar të cilët kishin vendosur barrikada. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.

Jarinjë 31.07.2022-15:30.Tre viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë ndaluar nga persona të armatosur me ç ‘rast janë sulmuar edhe fizikisht. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%