play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Në fundjavë luhet xhiroja e fundit në Superligë

today22/04/2022

Background
share close

Java e 28-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë disa ndeshje interesante, por edhe do të përcaktojë renditjen përfundimtare.

Takimi i parë zhvillohet sonte mes Dritës dhe Bashkimit. Gjilanasit kanë 27 humbje në po aq ndeshje, ku edicionin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë, kurse prizrenasit janë në vendin e gjashtë me 11 fitore e 16 humbje. Prizrenasit janë favoritë në këtë përballje dhe për të ruajtur këtë pozitë në tabelë, që siguron një vend në “Play-off”.

Takim interesant shihet me Trepçës dhe Rahovecit. Mitrovicasit kanë 18 fitore e nëntë humbje dhe synojnë vendin e dytë, që siguron gjysmëfinalen, kurse Vreshtarët janë në pozitën e shtatë dhe nëse humb Bashkimi do të tentojnë të renditen në vendin e gjashtë.

Rahovecasit kanë 11 fitore e 16 humbje. Të dielën përballen kampioni kundër nënkampionit, Golden Eagle Ylli-Peja, që u takuan edhe në finale të Ligës Unike, ku fituan pejanët 72:89, duke u fituar trofeun e kësaj gare. Therandasit kanë siguruar vendin e parë me 21 fitore e gjashtë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e nëntë humbje, aq sa kanë edhe mitrovicasit, që renditen në vendet dy, përkatësisht tre.
Takimi i fundit për këtë xhiro është mes Prizrenit 16 dhe Prishtinës, që me gjasë do të luajnë edhe në çerekfinale të “Play-off”-it. Prizrenasit kanë 42 pikë, kurse prishtinasit 41, andaj do të jetë një test para garave shtesë.

Superliga – Java 28

E premte
20:30 Drita – Bashkimi

E shtunë
20:30 Trepça – Rahoveci

E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Peja
20:30 Prizreni 16 – Sigal Prishtina

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *