Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
E keni djegur ndonjëherë tenxheren? A nuk kanë pasur kripë mjaftueshëm? A ju kanë “kapërcyer” më shumë se ç’duhet në kuzhinë?
Këtu janë disa gabime klasike që bëjmë të gjithë dhe si t’i shmangim ato:
Madhësia e tenxheres
Sasia e vajit
Për të bërë kokoshka ju duhet një lugë gjelle vaj ose një lugë çaji gjalpë, që të mos ngjiten dhe gjithashtu të mos notojnë në vaj. Nëse shtojmë më shumë, kokrrat e misrit nuk do të mund të bëhen siç duhet, ndërsa rezultati përfundimtar do të jetë kokoshka më të yndyrshme në shije dhe më shumë kalori.
Kapak
Pa kapak, harrojini kokoshkat. Nëse dëshironi t’i hani dhe jo t’i ndiqni në të gjithë kuzhinën, atëherë duhet të përdorni një tenxhere me kapak. Dhe sigurisht jo çdo kapak, por ai që i përshtatet në mënyrë të përkryer enës specifike.
Sheqeri dhe kripa
Nëse po bëjmë kokoshka të kripura apo të ëmbla, duhet të dimë se kur është koha e duhur për të shtuar sheqerin, mjaltin ose kripën. Për të marrë rezultatin e dëshiruar, i hedhim kur kokoshkat të jenë të nxehta dhe pak para se t’i vendosim në enën e servirjes.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)