play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Month: September 2025

54 Results / Page 2 of 6

Background

Show Biz

ABC-ja rikthen emisionin e Jimmy Kimmel

ABC-ja do të rikthejë emisionin e Jimmy Kimmel pas kritikave për komentet e tij në lidhje me vrasjen e aktivistit konservator, Charlie Kirk, kanë thënë zyrtarët e rrjetit të hënën. "Kemi kaluar ditët e fundit duke bërë biseda të menduara mirë me Jimmyn, dhe pas këtyre bisedave, arritëm në vendimin për ta rikthyer emisionin të martën”, thuhet në një deklaratë nga rrjeti. ABC-ja ka pezulluar Kimmel për një kohë të […]

today23/09/2025

Teknologji

TikToku, “arma” e re e Kinës në përballjen me SHBA-në

Kina ka kundërshtuar për vite me radhë përpjekjen e Shteteve të Bashkuara për të detyruar shitjen e TikTokut, duke akuzuar dikur Uashingtonin se po demonstron "logjikë hajdutësh" në përgjigje të suksesit të platformës. Tani, Pekini po bën thirrje për bisedime se si pronari kinez i këtij rrjeti social, ByteDance, mund të heqë dorë nga pronësia e operacioneve të tij në SHBA, raportoi të martën "Al Jazeera". Kjo lëvizje po shihet […]

today23/09/2025

Shëndetsi

Trump e lidhi paracetamolin me autizmin, alarmohen ekspertët mjekësor

Ekspertët mjekësorë po ngrenë alarmin pasi presidenti amerikan, Donald Trump i paralajmëroi gratë shtatzëna të shmangin marrjen e Tylenol, duke e lidhur pa bazë qetësuesin e dhimbjeve – i njohur edhe si paracetamol – me një rritje të autizmit tek fëmijët. Nga Shoqata për Mjekësinë Maternale-Fetale (SMFM) deri te Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG), mjekët kanë miratuar përdorimin e acetaminofenit gjatë shtatzënisë pasi Trump tha se gratë shtatzëna […]

today23/09/2025

Show Biz

Harry Styles i pranishëm në maratonën e Berlinit, u regjistrua me emër të rremë

Muzikanti britanik, Harry Styles, i habiti fansat duke u shfaqur në maratonën në Berlin, për të cilën u regjistrua me një emër të rremë. Konkretisht, muzikanti i famshëm ishte midis 50 mijë vrapuesve që dolën sot në rrugët e kryeqytetit gjerman dhe përfunduan garën prej 42.2 kilometrash. Por, për të mos u vënë re, 31-vjeçari u regjistrua për maratonën me një emër tjetër - Sted Sarandos. Organizatorët e eventit konfirmuan […]

today22/09/2025

Bota

Vazhdojnë vonesat në fluturimet nëpër Evropë për shkak të sulmit kibernetik

Pasagjerët po përballen të hënën me një ditë tjetër vonesash të fluturimeve në të gjithë Evropën, ndërsa aeroportet e mëdha vazhdojnë të përballen me pasojat e një sulmi kibernetik ndaj kompanisë që qëndron pas softuerit të përdorur për regjistrimin dhe hipjen në bord. Disa nga aeroportet më të mëdha në Evropë, përfshirë London Heathrow, janë përpjekur të rikthejnë operacionet normale gjatë ditëve të fundit, pasi një sulm të premten ndërpreu […]

today22/09/2025

Kuriozitete

Sot shënohet Dita Botërore e lëvizjes pa makina

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohet 22 shtatori si Dita Ndërkombëtare pa makina dhe brenda katër viteve arriti të bëhet Dita Botërore e lëvizjes pa makina në të gjithë botën. 22 Shtatori është një ditë mjaft e rëndësishme për mjedisin jetësor, pasi respektimi i kësaj dite ndikon drejtpërdrejtë në uljen e ndotjes së ajrit. Sot, me mbi një miliardë automjete të cilat qarkullojnë në mbarë globin, […]

today22/09/2025

Show Biz

Prince mund të ketë një mijë këngë të papublikuara në ‘kasafortën’ e tij

Muzikanti legjendar, Prince, donte shumë të qëndronte në studio dhe të regjistronte këngë të reja. Ai la pas një numër të madh këngësh të papublikuara, sipas një libri të ri. Autori John McKie pohon se ka shumë më tepër për të gjetur në koleksionin e vjetër të Prince, i cili njihej si "Kasaforta". Muzikanti dhe kompozitori Prince vdiq në vitin 2016 dhe la pas një sërë hitesh, duke përfshirë "1999", […]

today19/09/2025

Bota

Aeroplani plot me turistë në Francë detyrohet të bëjë disa xhiro rreth aeroportit, pasi kontrollori i trafikut ra në gjumë

Një aeroplan plot me turistë u detyrua të shëtiste mbi një aeroport, pasi kontrollori i trafikut ra në gjumë. Pasagjerët e një fluturimi nga Parisi në Korsikë mbetën të ‘varur’ në ajër pasi anëtari i stafit të aeroportit në tokë bëri një gjumë në mes të turnit, zbuloi të mërkurën autoriteti i aviacionit civil të Francës. Pasi punonjësi ra në gjumë të hënën, piloti i fluturimit të Air Corsica nga […]

today19/09/2025

Shëndetsi

Pagjumësia kronike mund ta bëjë trurin të plaket më shpejt

Studimi i ri i publikuar në revistën Neurology, ka treguar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme me kujtesën dhe aftësitë njohëse, megjithëse ende nuk dihet nëse është shkak apo thjesht lidhje, ka raportuar The Washington Post. Studimi përfshiu 2,750 të rritur të shëndetshëm mendërisht, me një moshë mesatare 70 vjeç. Ata u ndoqën për rreth 5.6 vjet dhe iu nënshtruan testeve vjetore […]

today19/09/2025