Libri me poezi i Sali Bashotës botohet në gjuhën finlandeze
Shtëpia Botuese “Kulttuuritarha”, në Helsinki këto ditë botoi librin me poezi të poetit Sali Bashota, me titullin “Musta sade”, përkthyer nga Muharrem Miftari, me parathënie të botuesit dhe shkrimtarit, Kiamars Baghbami. Bashota është poeti i parë nga Kosova, libri i të cilit botohet si vëllim i veçantë poetik në gjuhën finlandeze. Ky poet deri më tani ka botuar mbi pesëdhjetë vepra të llojeve dhe zhanreve të ndryshme, duke përfshirë vepra […]