Pushteti bojkoton seancën ku pritej të mbështetej rezoluta e PE-së për Banjskën
Deputetët e pushtetit kanë bojkotuar seancën e Kuvendit në të cilën ishte paraparë që të miratohej një deklaratë nëpërmjet të cilës do të mbështetej rezoluta e Parlamentit Evropian me të cilën u dënua sulmi i një grupi të armatosur të serbëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Në fillim të kësaj seance, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka thënë se “sot sa po e shoh gjendja nuk qenka […]