Presidenti zviceran: Kosova t’u garantojë serbëve shkallë adekuate të vetë-menaxhimit
Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, ka pritur të premten në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar përkushtim për të garantuar shkallë adekuate të vetë-menaxhimit për komunat me shumicë serbe, në një takim që patën në Bern të premten. Presidenca zvicerane ka njoftuar se në takimin mes Berset dhe Kurtit, bisedimet iu kushtuan veçanërisht situatës në veri të Kosovës dhe procesit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian […]