Osmani takon drejtorin e AKI-së dhe partitë opozitare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti, dhe me krerët e partive opozitare. Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Pas takimit me Presidenten dhe shefin e AKI-së, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është informuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe për angazhimin e institucioneve shtetërore në përballje me sulmet terroriste gjatë së dielës. […]