VV-ja bojkoton seancën ku do të debatohej për tekstet shkollore, thërret konferencë për shtyp
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë shkuar në seancën e cila ka nisur në orën 12:00, e ku do të diskutohej për tekstet shkollore, shkruan Reporteri.net. Reporteri ka mësuar se deputetët e Vetëvendosjes nuk janë paraqitur në seancë por kjo parti ka thirrur konferencë për media në orën 13:00, lidhur me këtë temë. Në seancë, janë parë pak deputetë nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. […]