Galeria e Ministrisë së Kulturës ka shpallur konkurs për Programin Artistik të vitit 2024
Galeria e Ministrisë së Kulturës ka shpallur konkursin për Programin Artistik të vitit 2024, përcjell KultPlus.com Të drejtë aplikimi kanë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, dizajnit grafik, grafikës, instalacionit, fotografisë, videos, performancës dhe arkitekturës të cilët e kanë një koncept për ekspozitë individuale apo kolektive. Data e fundit për aplikim: 10.11.2023, ora 13:00.