Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt të mërkurën, të 151-tën me radhë, në të cilën ka miratuar disa vendime. Ekzekutivi i ka dhënë dritën e gjelbër Projektligjit për Ndryshime Klimatike. “Për herë të parë, si Qeveri, po sjellim Projektligjin për Ndryshime Klimatike, që për qëllim ka bazën rregullative dhe shkencore për plane e investime konkrete në përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbutjen e emetimeve të gazrave […]