Peticion kundër nismës për largimin e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja
Ka nisur një peticion kundër nismës së largimit të emrit të Hasan Prishtinës nga emërtim i Universitetit të Prishtinës. Kjo është bërë e ditur nga Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë në një postim në Facebook. Në banerin e vendosur në korridorin e Fakultetit shihet edhe emri i Fondacionit “Hasan Prishtina”.