Biden e Blinken shtyjnë Kosovën e Serbinë drejt marrëveshjes, çfarë thanë në letrat e tyre
Në momentumin e krijuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me vendosjen në tavolinë të një plani nga Bashkimi Europian kanë ardhur edhe mesazhet nga krerët e shtetit amerikan, Joe Biden dhe Antony Blinken. Presidenti amerikan dhe Sekretari amerikan i Shtetit i kanë dërguar letrat e urimit për Ditën Shtetërore të Serbisë më 15 shkurt. Theksi i këtyre letrave ishte mbi mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi dhe nevojën e menjëhershme për t’u zgjidhur ajo. […]