Nesër mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Thaçi dhe të tjerët
Dhomat e Specializuara të Hagës bëjnë të ditur se nesër do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen Thaçi dhe të tjerët. “Siç ishte paralajmëruar gjatë konferencës së fundit për ecurinë e çështjes, Trupi Gjykues II ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit më 18 janar në ora 09:30”, thuhet në njoftimin e Speciales