play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Month: December 2022

402 Results / Page 40 of 45

Background

Aktualitet

Borell konfirmon se ka një version të ri të planit “franko-gjerman”, që Lajçak e ka sjellë në Prishtinë dhe Beograd

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, sot në Tiranë ka deklaruar se tani është koha kur Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen vërtet në dialog mbi propozimin e ashtuquajtur franko-gjerman. Ai tha se kjo është një mundësi e madhe për të dyja vendet, derisa njoftoi se versioni i fundit i këtij propozimi dje është dërguar në Beograd dhe sot në Prishtinë, raporton Gazeta Express. “Ky është një moment i […]

today06/12/2022

Aktualitet

Të premten seanca e Kuvendit, në rend dite Ligji i pagave dhe ai për zyrtarët publikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, diskutuan për senacën e re, e cila do të mbahet të premten. Tahiri u shpreh se në seancën e së premtes do të jenë shumë pika, ndër to, Ligji i pagave dhe Ligji për zyrtarët publikë. “Seanca është caktu për të premten, për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kjo është ndër seancat më […]

today06/12/2022

Aktualitet

“I lumtur që jam në Shqipëri”, Macron: Të ketë solidaritet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë ka mbërritur edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Pasi u prit nga Kryeministri Rama, Macron para mediave tha se është i lumtur që sot ndodhet në Shqipëri, Presidenti francez theksoi se është e rëndësishme të ketë solidaritet, që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE. “Kam thënë gjithmonë të njëjtë gjë që diskutimet gjithashtu […]

today06/12/2022

Aktualitet

Osmani nga Tirana: Kosova do të paraqesë në fund të vitit aplikimin për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Osmani i bëri thirrje BE-së që të lëvizë nga fjalët në vepra për sa i përket liberalizimit të vizave të Kosovës dhe bëri me dije se në fund të vitit Kosova do të paraqesë aplikimin për tu anëtarësuar në BE. Osmani: Jam shumë e lumtur që gjendem në Tiranë, shpresoj që konkluzionet dhe deklarata do të […]

today06/12/2022

Aktualitet

Kryeministri grek bën thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të zhvillohet në mirëbesim

Çështja është komplekse por Kosova dhe Serbia duhet ta zgjidhin atë, ka thënë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në fjalën e tij me të arritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Se Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet, Mitsotakis tha se kjo është në të mirën e tërë Ballkanit Perëndimor si rajon. “Gjithherë nxisim dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili duhet të […]

today06/12/2022

Aktualitet

Nis takimi i kryeministrit Kurti me Miroslav Lajçak

Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Takimi ka filluar ndryshe nga që ishte paralajmëruar, para orës 09:00. Lajçak dhe Kurti pritet që sot të diskutojnë në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe dialogun në përgjithësi. Lajçak dje ka qëndruar në Serbi, meqë rast ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Pas takimit me Vuçiq, Lajçak ka deklaruar […]

today06/12/2022

Aktualitet

Lajçak do takim Kurti-Vuçiq brenda javësh: Deri në mars do ta shohim ku jemi

Diskutimet për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të nisin brenda javësh, tha emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Express. Nuk ka nguti, por Lajçak tha se duhet të shfrytëzohet ky “moment pozitiv” për të nisur diskutimet e nivelit të lartë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai tha se brenda javësh duan […]

today06/12/2022

Ekonomi

Opozita thotë se Kosova po importon energji elektrike shkaku i ish-anëtarëve të bordit në KEK

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka vazhduar të hënën intervistimin e personave përgjegjës në sektorin energjetik. Para deputetëve, dëshmuan ish-kryesuesit e bordit të KEK-ut në periudha të ndryshme kohore, por edhe kryeshefi aktual i korporatës. Ish-kryesuesja e bordit të KEK-ut në vitin 2020, Rrezarta Pllana tha se kur e kanë […]

today05/12/2022

Aktualitet

Tirana gati për Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Në Tiranë çdo gjë është gati për të filluar Samiti BE-Ballkani Perëndimor, raporton KosovaPress. Ky samit, është i pari që po zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në Bashkim Evropian dhe ka në agjendë krizat energjetike, luftën në Ukrainë si dhe krizën e migracionit. Në këtë samit, Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani e cila do të theksojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit. […]

today06/12/2022