play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Month: December 2022

402 Results / Page 29 of 45

Background

Aktualitet

REL: Këshilltari special amerikan anulon vizitën në Kosovë

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi vizitën në Kosovë, për “arsye familjare”, merr vesh Radio Evropa e Lirë. Ka qenë e paraparë që Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takojnë pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike. Nuk është e qartë nëse Chollet do të realizojë pjesën tjetër […]

today12/12/2022

Bota

Greqia ngrin asetet e eurodeputetes së arrestuar për korrupsion

Autoritetet greke kanë ngrirë mëngjesin e së hënës asetet e eurodeputetes greke, njëkohësisht një prej 14 nën/kryetarëve të PE-së, Eva Kaili e akuzuar për korrupsion në këtë fundjavë. Sipas deklaratës së pasurisë së saj, ish-eurodeputetja e PASOK-ut, ka depozita të konsiderueshme që arrijnë në 460 mijë euro, prej të cilave rreth 400 mijë euro janë në bankën belge KBC. Pjesa tjetër është në llogari të tjera në bankat greke. Gjithashtu […]

today12/12/2022

Aktualitet

Vuçiq: Serbia më 15 dhjetor dërgon kërkesën për vendosjen e trupave në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1 mijë forca të sigurisë në Kosovë. Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Me këtë paralajmërim, ai […]

today12/12/2022

Aktualitet

Von Cramon: Pres largimin e barrikadave në veri, deklarimet për ushtrinë serbe janë të papranueshme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Ajo përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kërkesa e Serbisë për kthim të ushtarëve dhe sulmet ndaj EULEX-it, janë krejtësisht të papranueshme. Von Cramon ka theksuar se rivendosja e paqes në veri, duhet të jetë prioritet. “Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj […]

today12/12/2022

Aktualitet

Presidentja Osmani takohet sot me emisarin Escobar

Tashmë është konfirmuar takimi i presidentes Osmani me emisarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidencës. Ky takim do të nisë në orën 14:30, ndërsa mediat lejohet të marrin pamje në fillim të takimit. “Në orën 14:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu pret në takim  zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan […]

today12/12/2022

Aktualitet

Kryeministri Albin Kurti sot pret në takim emisarin Gabriel Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sipas ZKM-së, takimi do të mbahet në orën 16:30 në ndërtesën e Qeverisë. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim. Ndërsa sipas raportimeve, Escobar pritet të takohet edhe me presidenten Osmani.

today12/12/2022

Aktualitet

Vazhdon bllokada në veri, mbyllen edhe shkollat

Rrugët në drejtim të kufijve Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara. Numër pothuajse simbolik i qytetarëve kanë kaluar natën në tenda pranë barrikadave. Mësohet se mësimi në shkollat fillore dhe të mesme në katër komunat veriore të Kosovës sot nuk po mbahet. Po ashtu, dyqanet në veri të Mitrovicës këtë mëngjes janë parë të mbyllura. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me […]

today12/12/2022

Aktualitet

MPB nënshkruan kontratë me një kompani gjermane për prodhimin e pasaportave, letërnjoftimeve e patentë-shoferëve

Ministria e Punëve të Brendshme ka lidhur një kontratë të vlefshme katër milionë euro për furnizim me pasaporta, letërnjoftime dhe patentë-shoferë. Kompania gjermane “Veridos Gmbh” do të realizojë furnizimin emergjent me material me pasaporta, pasi shërbimi për lëshimin e pasaportave është ndërprerë rreth një muaj më parë si pasojë e mungesës së materialit. Por, kolapsi në sistemin e pasaportave ka marrë fund të hënën. Ministria e Punëve të Brendshme ka […]

today12/12/2022

Aktualitet

Pamje nga Podujeva, bora zbardh qytetin

Në adresë të Gazetës Express, qytetarët kanë dërguar fotografi me pamje të qytetit të Podujevës, ku bora ka nisur ta zbardh sheshin e qytetit. Nuk është raportuar të ketë rënë borë në ndonjë komunë tjetër. Më poshtë janë fotografitë dhe videot me pamje nga qyteti i Podujevës. /Express  

today12/12/2022