Kurti thotë se aplikimi për anëtarësim në BE do të dorëzohet në Pragë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ceremonisë së nënshkrimit të aplikimit të Kosovës në Bashkim Evropian, tha se këtë aplikim do ta dorëzojnë në presidencën çeke të Këshillit të BE-së, në Pragë. Kurti tha se progresi do të varet nga “përkushtimi për reforma të thella dhe transformuese që avancojnë demokracinë, e forcojnë sundimin e ligjit dhe e zhvillojnë ekonominë”. “Bazuar në aspiratat, vullnetin dhe përkushtimin e pathyeshëm të popullit […]