Dalin rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë: Lugina me mbi 100 mijë shqiptarë
Lugina e Preshevës, me shumicë shqiptare, ka më shumë se 100 mijë banorë, bazuar në publikimin e rezultateve të para të regjistrimit të popullsisë në Serbi, nga Enti Republikan i Statistikave të këtij shteti. Sipas të dhënave, në Bujanoc janë regjistruar 54 mijë e 684 persona, ndërsa janë llogaritur 42 mijë e 634 banorë të kësaj komune. Në Komunën e Preshevës janë regjistruar 60,568 persona, ndërsa zyrtarisht llogariten vetëm 35.097 […]