Qeveria dorëzon ankesë kundër vendimit të gjykatës për pezullim të vendimit për ulje të pagave të gjyqtarëve e prokurorëve
Qeveria e Kosovës ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullim të vendimit për ulje të pagave të gjyqtarëve e prokurorëve. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Sipas saj, ankesa është pranuar më 16.12.2022 e ushtruar nga Qeveria e Kosovës, ndaj Aktvendimit të Gjykatës. “Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Administrativ me datë 16.12.2022 ka […]