105 policë të EULEX’it patrullojnë në Veri: S’kemi hasur në persona të armatosur që nga 31 korriku
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka njoftuar se aktualisht 105 zyrtarë policorë nga Polonia janë duke patrulluar në veri të Kosovës, pak ditë para skadimit të afatit për riregjistrim të targave të automjeteve në RKS. EULEX ka konfirmuar se më 31 korrik të këtij viti ka vërejtur një prani të konsiderueshme dhe shqetësuese, që ishin të armatosur në barrikadat e ngritura në Kosovën veriore. […]