Tahiri: Ministri Murati duhet të jetë përgjegjës për mos ekzekutimin e pagave
Kuvendi i Kosovës do te mbajë seancën e radhës të premten me 7 tetor. Në rend të ditës do të jetë interpelanca ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se ministri Murati duhet të jetë përgjegjës për presionin, siç tha ndaj nivelit lokal dhe mos ekzekutimin e pagave ndaj punëtorëve të administratës dhe grevistëve.