play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Month: October 2022

393 Results / Page 28 of 44

Background

Aktualitet

Kryediplomatja gjermane e fton Gërvallën në Berlin

Me ftesë të kryediplomates gjermane, Annalena Baerbock, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla lajmëroi se ka udhëtuar drejt Berlinit, raporton gazeta online Reporteri.net. Në takim me homologen gjermane të saj, Gërvalla njoftoi se do të bisedohet për fuqizimin e marrëdhënieve dy-shtetërore mes Kosovës dhe Gjermanisë. Po ashtu, siç thuhet në njoftim, temë do të jenë edhe reformat e nisura në vend, si dhe situata politike dhe e sigurisë në Evropë. Njoftimi i […]

today12/10/2022

Aktualitet

Termokos nis sot sezonin e ngrohjes

Nga sot ka filluar sezoni ngrohës për gjitha lagjet që janë të kyçura në ngrohtoren e qytetit Termokos. Këtë vit, po fillon sezoni i ngrohjes tri ditë para afatit zyrtar të zakonshëm. Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka vizituar ngrohtoren për të parë përgatitjet e fundit para fillimit të furnizimit me ngrohje. Kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Fisnik Osmani ka njoftuar se nga java e ardhshme do të fillojë furnizimi me […]

today12/10/2022

Aktualitet

Këta janë hapat për heqje të vizave për Kosovën pas takimeve me 12 dhe 13 tetor

Ish-zëvendësministri i Integrimeve, Taulant Kryeziu, ka treguar për tetë hapat deri në liberalizimin e vizave. Grupi Punues i Këshillit Evropian do të flas për këtë çështje më 12 dhe 13 tetor. Por liberalizmi i vizave deri në publikimin në gazetën zyrtare kalon në një mori fazash. Kryeziu i ka treguar ato. 1. Këshilli: Miratimi i pozicionit negociues në Këshill 2. KE/PE/KBE/: Pajtim në mes të Këshillit dhe PE, Trialogue (Trialogjet […]

today12/10/2022

Aktualitet

Propozim i Qeverisë: Kryesit e veprave penale të dhunimit s’mund të marrin patentë-shoferë në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimin e Ligjit për Kodin Penal të Kosovës, përmes së cilit ka propozuar ashpërsimin e sanksioneve ndaj kryersve të veprave penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka propozuar ashpërsimin e dënimeve ndaj kryerësve të veprave penale të dhunimit me disa sërë dënimesh plotësuese. Për personat që shpallen fajtor për veprat penale të dhunimit dhe dhunës në familje, […]

today12/10/2022

Aktualitet

Zelensky i kërkon G7-s të izolojë plotësisht Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalim në samitin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7), dhe u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bllokojnë sektorin rus të energjisë me sanksione tjera, për t'ia pamundësuar përfitimet financiare. Ai i ka bërë këto deklarata dy ditë pas sulmeve ajrore vdekjeprurëse të Rusisë nëpër qytetet ukrainase. Si pasojë e sulmeve kanë vdekur të paktën 19 persona dhe qindra qyteza e fshatra […]

today11/10/2022

Aktualitet

Qeveria e Kosovës ndan 35 mijë euro për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 35 mijë euro për Luginën e Preshevës me kërkesë të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë. Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtyre mjeteve, Kosova ndihmon shqiptarët e tri komunave shqiptare në Serbi për aktivitetet e tyre lobuese, raporton Gazeta Express. “Edhe në këtë pikë Ministria e Financave bën ndarjen e mjeteve buxhetore prej 35 mijë euro. Mjetet ndahen sipas kërkesës së Këhsillit Nacional Shqiptar […]

today12/10/2022

Aktualitet

Qeveria ndan 100 euro shtesë për pensionistët

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 100 euro shtesa të menjëhershme për pensionistët në kuadër të pakos për përballje me inflacionin. Për këtë Qeveria i ka ndarë mbi 28 milionë euro. “Në kuadër të Pakos për përballje me Inflacionin që kemi disejnuar muajin e kaluar, kemi paraparë mbështetje edhe për pensionistët. Për pensionistët ka marrë formën e një shume njëhershme prej 100 eurosh e cila do të ekzekutohet në llogaritë […]

today12/10/2022

Aktualitet

Haradinaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Regjistrohuni, mos i leni shkret trojet tuaja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë dhe kudo tjetër, që të regjistrohen ata dhe pronat e tyre. “Të dashur bashkëkombës shqiptarë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi apo edhe ju që i keni lëshuar vatrat dhe jetoni në vendet e tjera apo në Kosovë”. Përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook, […]

today11/10/2022

Aktualitet

Historia e liberalizimit të vizave për Kosovën, çka po pritet të ndodh sot e nesër?

Deri më tash nga 13 “shkallë” sa janë për të arritur liberalizmin e vizave, Kosova ka arritur deri në të 4-ën. Para disa muajve e kërkoi enkas Holanda, kurse tashmë u është dorëzuar të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për një të ashtuquajtur “Non-Paper” të përpiluar nga Komisioni Evropian që thotë se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat, kjo pasi shteti i ri, në periudhat e fundit kohore, […]

today12/10/2022

0%